Elisabeta Mita, nëna nga Saranda e cila u denoncua për dhunë brutale ndaj vajzës së saj 13-vjeçare ka dëshmuar në polici. Gjithçka e lidh me marrëdhëniet që ajo ka me ish-bashkëjetuesin e saj, Arjan Mekollari me të cilin ka një djalë 5 vjeç.

Ajo thotë se me të është ndarë, por kundër vullnetit të saj Arjani vazhdonte të jetonte me Elisabetën në banesën e marrë me qira nga kjo e fundit.

Për videon e publikuar në media, gruaja thotë se nuk është e vërtetë, madje fajëson ish-bashkëjetuesin e saj për montim, pasi ai ka mbaruar arsimin për regjisurë.

"Momenti që unë jam konfliktuar me vajzën time nuk është siç paraqitet në televizor, kam dyshime se është manipuluar kjo video dhe kërkoj të bëhet ekspertimi i saj se ish-bashkëshorti im ka mbaruar për aktrim dhe regjisurë dhe di të përdori mënyrat për të bërë manipulime. Mendoj se qëllimi i ish-bashkëshortit tim ka qenë që ai të marri kujdestarinë e djalit dhe të vajzës time, me qëllim që të përfitojë bonuset dhe banesën që unë marr nga Bashkia Sarandë. Sa e dua unë vajzën time këtë e di unë dhe zoti në qiell, por rrethanat e mia ekonomike sociale dhe ngatërresa me një njeri si ish-bashkëjetuesi im më ka bërë sikur unë jam përbindësh". 

Elisabeta thotë se është grua me hallë, pasi edhe nga burri i parë është ndarë. Për Arjanin, ish-bashkëshortin e dytë me të cilin ka një djalë, ka dyshime se e ngacmonte vazhdimisht vajzën e saj. Nëna 41-vjeçare tha se ish-bashkëjetuesin nuk e lidhte asgjë me vajzën 13-vjeçares.

"Koha nuk më kujtohet, por kam shkuar në shtëpi kam gjetur vajzën dhe ish-bashkëjetuesin në divan të mbuluar me të njëjtën batanije dhe sa hyj unë brenda u larguan nga njëri-tjetri. I kam thënë vajzës së çfarë kërkon aty, ajo më k a thënë se kisha ftohtë nga këmbët dhe ajo më tha që "ti futja këmbët te këmbët e babit (në mes)". Shumë herë të tjera e afronte vajzën shumë afër duke i kërkuar t'i tregonte programe nga telefoni, por ishin kaq afër sa të jepte përshtypjen se ai e ngacmonte ose e prekte, ose prekej me të shumë afër dhe në mënyrë intime, gjë që më krijonte shqetësim dhe dyshim se mos më ngacmonte vajzën. Ai e afronte gjithmonë vajzën në mënyrë provokative duke i premtuar se do ti blinte gjëra të ndryshme  me qëllim që vajza të afrohej me të dhe të mbante ftohtësi me mua ngaqë unë i kërkoja llogari që vajza të mos përdorte telefon me kamera sepse ishte akoma e vogël dhe nuk doja që të ngatërrohej me gjëra që nuk i takonin për moshën". 

Edhe avokati Gjergj Imeraj tha se videoja është një sajesë e ish-bashkëjetuesit. 

"Kjo shtetase ka pasur kontradiktë që në muajin shtator me ish-bashkëjetuesin e saj, Arjan Mekollari, i cili ka manipuluar situatën, duke paraqitur sikur kjo shtetase dhunonte fëmijën e saj", tha avokati.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 41-vjeçaren Elisabeta Meta. Seanca e masës së sigurisë është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa asnjë familjar nuk ka qenë i pranishëm.

/Ora News.tv/