Rrahu për vdekje 24 vjeçarin maroken në Torino, arrestohet shqiptari në Holandë

Rrahu për vdekje 24 vjeçarin maroken në Torino, arrestohet

Një 30 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia holandeze në qytetin e Roterdamit, pas një urdhër-arresti evropian të lëshuar nga autoritetet italiane të drejtësisë.

Në pranga përfundoi Bojken Zeqo, ku më 19 maj të dy viteve më parë, Gjykata e Torinos e ka shpallur në kërkim në akuzën e vrasjes.

Më 12 janar të vitit 2015, Zeqo bashkë me 6 persona të tjetër, kanë rrahur për vdekje në Torino, një 24 vjeçar maroken i quajtur Said Waddoud, i cili kishte mërzitur disa prostituta që përdoreshin nga grupi i shqiptarëve.

Viktima ishte në makinën e një shoku të tij, të cilën u përpoqën të largoheshin, por u bllokuan nga disa makina drejtuar nga shqiptarëve, të cilët i sulmuan. Nëse miku i viktimës arriti të shpëtonte, Said u rrah barbarisht me dhunë deri në vdekje, shkruan "La Stampa".

Dy persona, një shqiptar 30 vjeçar dhe një shtetas bullgar 29 vjeçar, u arrestuan menjëherë pas ngjarjes.

Hetimet e mëvonshme bënë të mundur identifikimin e të gjithë sulmuesve, përfshirë Zeqon, i cili u arrestua javën e kaluar në Holandë.

Hapat e mëtejshëm të ekstradimit për kthimin në Itali të të arrestuarit kanë nisur tashmë nga autoritetet gjyqësore holandeze.

EMISIONET