Rozana Radi tregon si ja theu dhëmbët e babait me 50 lekë dhe u rrah sa gjithë fëmijët e Tiranës

Rozana Radi tregon si ja theu dhëmbët e babait me 50 lekë dhe u

Rozana Radi është një ndër emrat më të njohur të ekranit shqiptar që ka eksperimentuar në shumë fusha, përfshirë aktrimin, këndimin, moderimin dhe biznesin. Por në fëmijërinë e saj ka qenë një mistrece, e cila shkaktonte rrëmujë dhe trazira kudo që shkonte. E ftuar në "Mos i fol shoferit" në RTV Ora tregon rastin kur theu dhëmbët e babait vetëm me 50 lekë.

Rozana Radi: Kam qenë fëmijë i ndyrë. Mbaj mend që një herë i thyeva dhëmbët babit. Mami fuste gjithmonë një 50 lekësh në byrek dhe ngaqë doja të më binte mua, e merrja e fusja vetë dhe thoja më ra, më ra. Babi i shkreti hante qetësisht. Po hante i qetë dhe i ikën dhëmbët, këto dy të parët.

Mbaj mend që kur më merrnin me vete kudo që shkonin, thonin bo e ke marrë me vete këtë. E kam si traum. Më kujtohet si sot e kësaj dite dhe mami më thoshte, Rozi hajde se nuk të bëj gjë. Sa herë thoshte kështu, do më rrihte. Kur u rrita, i thoja ik më lë rehat se sa jam rrahur unë, se besoj të jenë rrahur gjithë fëmijët e Tiranës.


EMISIONET