Për regjisorin Ardit Roshi, teatri ka vdekur kohë më parë.

Në studion e lajmeve në RTV Ora, Roshi tha se teatrin e kemi vrarë shumë kohë më parë sepse kemi qejf të bëjmë diskurse politike.

Ardit Roshi: ''Unë isha pro një teatri të ri, si pjesa dërrmuese e njerëzve. Unë mendoj që duhet t'ia japim shansin e të treguarit të fakteve atyre njerëzve që janë votuar, që janë në pushtet. Nëse mua qeveria ime më thotë që aty duhet bërë, këto para kemi kështu duhet bërë. Ta mbaroj do e dëgjoj, dhe do i jap një shans. Unë nuk jam fare ekspert i trashëgimisë kulturore. Teatri ka vdekur me kohë, sepse e paraunë që jam një student i diplomuar për regji teatri në Akademinë e Arteve nuk kisha më asnjë lloj qefi për të shkluar në Teatrin Kombëtar. Kur shikon që të gjithë artsitët janë lënë menjëanë, kur sheh që regjisorët janë lënë menjëanë, kur shef që autorët nuk shkruajnë më, por merren vetëm gjëra të huaja shpesh herë të përkthyera keq, dhe teatri nuk përthith më njerëzit, atëherë teatrin e kemi vrarë shumë kohë më parë sepse kemi qejf të bëjmë diskurse politike.''

Intervista u dha për gazetaren Beti Njuma.

/Ora News.tv/