Roshi rikthehet te goli

Roshi rikthehet te goli

Pas një pritje realitivisht të gjatë Odise Roshi rikthehet te goli në kampionatin rus. Futbollisti i kombëtares shqiptare ishte protagonisti absolut në fitoren që Akhmat Grozni arriti 2-1 ndaj Orenburg.

Ky ishte suksesi i parë pas dy humbjesh radhazi për Akhmat Grozni, qe pozicionohet në vendin e 9 me 6 pikë të grumbulluara pas 4 ndeshjeve të para në kampionat.

Roshi e nisi ndeshjen nga stoli, po i mjaftuan 24’ minuta për të gjetur rrugën e rrjetës. Kur rezultati ishte 1-1 fieraku shfyrtëzoi krosimin e Kharin nga një goditje e lirë dhe me kokë mposhti portierin kundërshtar që nuk arriti të neutralizoj gjuajtjen e tij.

28-vjeçari që e nisi ndeshjen nga stoli në gjysmën e dytë zëvendësoi ish-futbollistin e skënderbeut, Bernard Berisha, i cili është kthyer në një lojtar stabël në formacion.

Ky ishte goli i parë sezonal për Roshin që i dha fund një pritje më shumë se 1-vjeçare.  Rrejta e fundit e anesorit datonte më 17 maj të 2018-ës. Një periudhë e gjatë pa shënuar, por futbollisti i kombëtares ka vuajtur  një dëmtim të rëndë në gju që e ka mbajtur jashtë fushave për gati 8 muaj.

Gjithsesi tani Roshi duket se është rikthyer në formën e tij më të mirë dhe do të jetë një opsion me vlera edhe për ekipin kombëtar që në shtator luan dy ndeshje tepër të rëndësishme për Euro 2020.

EMISIONET