Telashe për Cristiano Ronaldon. Kur u duk se gjithçka e hodhi pas krahëve, detaje të reja nxjerrin fajtor yllin e Juventusit.

Orët e fundit, portugezi po përballet sërish me akuzat e Kathryn Mayorga, pasi testet e zhvilluara së fundmi kanë zbuluar ADN e ngjashme me atë të Ronaldos.

34 vjeçari akuzohet se ka përdhunuar bukuroshen Mayorga në vitin 2009 në Las Vegas, gjatë periudhës kur sulmuesi ishte pjesë e Manchester United. Ky i fundit e kishte ftuar Mayorga në një dhomë hoteli dhe aty mendohet se ka ndodhur edhe akti seksual.

Kathryn e denoncoi Ronaldon te gazeta gjermane "Der Spiegel", ku kërkonte një dëmshpërblim prej 165 mijë eurosh. Momentalisht, çështja është pushuar, por pas këtyre detajeve, gjithçka mund të nis nga fillimi.

/Ora News.tv/