Ronaldo dështoi për "Topin e Artë", e dashura e CR7 befason me deklaratën e saj

Ronaldo dështoi për "Topin e Artë", e dashura e CR7

E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, ka shfrytëzuar llogarinë e saj në rrjetin social Instagram për ta komentuar rreth çmimit të  "Topin e Artë 2019".

Pesë-herë fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo, përfundoi i treti në garën për Topin e Artë këtë vit, pas qendërmbrojtësit holandez të Liverpoolit, Virgil van Dijk, dhe sulmuesit argjentinas të Barcelonës, Lionel Messi, i cili tani i ka gjashtë "Topa të Artë". Megjithatë, e dashura e tij e publikoi një mesazh për të në Instagram, pasi portugezi u raportua se ishte i mërzitur pas Topit të Artë.

“I pakrahasueshëm, i pandalshëm, i guximshëm dhe jokonformist. Këtë e dëshmojnë statistikat dhe titujt dhe ti je ylli me rezultatet e arrituar, në Ligën e Kombeve të UEFA-s, Kupën e Italisë, titullin e Serisë A dhe çmimin për lojtarin më të mirë të Serie A.

Por, ty nuk të përshkruajnë çmimet apo titujt, edhe pse ke kaq shumë. Ajo që të përshkruan ty më së miri është pasioni yt, dëshira jote për t’i kaluar sfidat dhe vullneti yt për të bashkëpunuar. Ti je një frymëzim për miliona e miliona njerëz në futboll dhe sport. Ti nuk ke frikë nga sfidat, duke e kaluar veten vazhdimisht dhe duke ia dëshmuar botës së je numri një. Të dua”.


 




 

View this post on Instagram

 








Incomparable, Imparable, valiente, inconformista. Existen las cifras y los títulos, de todo ello eres protagonista con los mejores resultados, como: la Liga de las Naciones, la Copa de Italia, el Campeonato de la Serie A, Mejor Jugador de la Serie A, entre otros. Pero afortunadamente ni los premios ni los títulos únicamente hablan por ti, aunque los tengas a montones. Lo que mejor habla de ti eres tú mismo, tu pasión, tu hambre de superación, tu compañerismo, porque eres inspiración del Fútbol y del Deporte para millones y millones de personas. No te asustan los retos, sales de tu zona de confort y sigues superándote y mostrando al mundo cómo es ser el número 1. Te amo❤️⚽

EMISIONET