Romët protestë: Po mbrohemi nga virusi por na vdesin fëmijët nga uria
Komuniteti rom në Tiranë është lënë në mëshirë të fatit. Për të dytën ditë më radhë dolën në rrugë për të kërkuar ndihmën nga qeveria dhe bashkia. Por sërish heshtje.
" Kemi punuar me kanoçe dhe bidona. Kryeministri dhe Ministri të na përkrahë dhe neve, jo vetëm të bardhët. Kanë 5 ditë fëmijët pa ngrënë. Ai thotë izoluhuni, në vend që të vdesin nga virusi do të vdesin nga uria fëmijët".
Bashkia nuk reagoi me ndihma, por u dërgoi forca policie.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, premtoi ndihmë dhe ushqime, por në ditën e gjashtë të shtetërrethimit ende nuk është parë një masë.