Roma "katastrofike", Lazio e Udinese marrin 3 pikët

Roma "katastrofike", Lazio e Udinese marrin 3 pikët

Roma e sezonit 2018-2019 është katastrofike. Kryeqytetasit nuk po arrijnë të tregojnë forcën e treguar në sezonin e shkuar, duke koleksionuar humbjen e dytë në 5 javë kampionat.

Të besuarit e Di Francesco dështuan përballë Bolognas, me kuqeblutë që fituan me rezultatin e pastër 2-0. Mattielo dhe Santander i dhanë 3 pikët e para skuadrës së tyre, ndërsa golat e tyre ishin të parët për këtë sezon te Bologna.

Pas 5 javësh kampionat, Roma numëron 5 pikë, ndërkohë që Bologna mban vendin e 18-të në kuotën e 4 pikëve.

Fitore arriti Lazio, me skuadrën e Inzaghi që mposhti me "poker" 4-1 Genoan. Bardhekaltërit morën 3 pikët me golat e Caicedo, Milinkovic-Savic dhe dopieta e Ciro Immobile, ndërsa rrjeta e Piatek shërbeu thjeshtë për statistikë.

Te fitorja arriti dhe Udinese, me bardhezinjtë që fituan në transfertë 2-0 ndaj Chievos. De Paul dhe Lasagna i dhanë 3 pikë të rëndësishme udinezëve, pasi ngjitet në vendin e 7-të me 8 pikë.




EMISIONET