Roma "fut" hundët për Sanchez, pista Inter gati të bie

Roma "fut" hundët për Sanchez, pista Inter gati të bie

Pritej që të zyrtarizohej në Milano ditën e sotme, por negociatat mes Manchester United dhe Inter për Alexis Sanchez kanë ngecur. Mediat italiane pretendojnë se vonesat janë për shkak se klubi anglez ndryshoi papritmas kushtet e marrëveshjes.

Në vend të një huazimi falas me mundësi blerje për 12-15 milionë euro për ta blerë, Roma ofron 4-5 milionë të pagës së tij. Një ndërhyrje që i prish punë Interit, që shikon te Sanchez njeriun ideal për tu pozicionuar në krah të Lukakut.

Sipas "Sky Sport Italia", Sanchez u tha muaj më parë se ai do të lirohej sapo të gjente një klub të përgatitur për ta marrë me hua dhe se "Djajtë e Kuq" do të paguanin një pjesë të pagës së tij.

Ndoshta pasi kishin parë reagimin e mediave dhe tifozëve ndaj këtyre kushteve, të cilat raportohet se Manchester United mbulonte 75 përqind të pagave të tij, ata ndryshuan mendje dhe kërkuan më shumë para.

Inter e pret para të hënës, ndërkohë që Manchester United nuk nxitohet, pasi merkato në Premier League është mbyllur dhe zëvendësuesi i tij do të gjendet vetëm në janar.

EMISIONET