Roli i institucioneve supreme të auditimit, KLSH në konferencën e Sofjes

Roli i institucioneve supreme të auditimit, KLSH në konferencën e

Kontrolli i Lartë i Shtetit mori pjesë në Konferencën e nivelit të Lartë, nën Presidencën Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian, me titull “Roli i Institucioneve Supreme të Auditimit në rritjen e Përgjegjshmërisë, Transparencës dhe Integritetit në Sektorin Publik”.

Delegacioni i KLSH-së kryesohej nga kryetari Bujar Leskaj. Gjate fjalës se tij, ne Panelin e Pare te Konferencës, me teme “Pavarësia institucionale-Faktor kyç për efektivitetin e institucioneve supreme te auditimit”, Leskaj theksoi miratimin e ligjit organik te KLSH ne vitin 2014, si nje hap konkret ne integrimin e vendit, duke u përqendruar ne përpjekjet për te ruajtur pavarësinë institucionale te institucionit si një vlere e shtuar ne efektivitetin e auditimeve te tij, gjetjeve dhe rekomandimeve.

Anëtari i Gjykatës Evropiane të Audituesve, Rimantas Sadziu, e vlerësoi rastin e KLSH si një rast studimor me vlerë për SAI-t që duan të forcojnë pavarësinë e tyre institucionale. 

Në konferencën që u mbajt në Sofje, merrnin pjesë përfaqësues të lartë të Parlamentit të Bullgarisë dhe të auditimit suprem evropian, ndër të cilët Drejtor i Përgjithshëm i INTOSAI-t, z. Ëolfgang Ëicklicky, Presidenti i Gjykatës Evropiane te Audituesve, z. Klaus-Heiner Lehne dhe Presidentet e SAI-ve te Polonisë, Çekisë, SAI-ve te vendeve te Ballkanit Jugperëndimor etj.

EMISIONET