Tenisiti i famshëm zvicerian Roger Federer ka njoftuar se ai dhe gruaja e tij Mirka do të dhurojnë 1 milion Franga Zvicerane, ose rreth 1.02 milion dollarë, për të ndihmuar familjet më të rrezikuara në Zvicër të ndikuara nga shpërthimi i koronavirusit.

"Këto janë kohë sfiduese për të gjithë dhe askush nuk duhet të lihet pas", tha kampioni i Grand Slam në një postim në Instagram.

Deri më tani në Zvicër janë shënuar 135 viktima dhe 10,171 t1% infektuar me Covid-19

/Ora News.tv/