Inxhinierët e kompanisë së Toyotës kanë zhvilluar një robot i cili është i aftë të mundë edhe profesionistët më të mëdhenj në saktësi.

Sipas krijuesit të saj, roboti me pamje të çuditshme i quajtur 'Cue' mësoi të bënte kosha falë inteligjencës artificiale.

Ata u frymëzuan nga një film vizatimor dhe e ndërtuan "basketbollistin" në kohën e lirë.  Madje ata ishin aq të kënaqur saqë sfiduan 2 basketbollistë të ekipit Alvark Tokyo në një kompeticion koshash.

Siç po e shikojmë, robotët po fitojnë terren dita ditës dhe padyshim "Cue" fitoi garën me një saktësi të lartë.

Sidoqoftë pamjet tregojnë që roboti nuk është edhe aq e mirë në mbrojtje dhe në zhytje si humanët.

Cue është roboti i parë që i futet sporteve fizike, ku më përpara kemi pasur robotë kampionë në lojëra tavoline si shahu.

/Ora News.tv/