Qeveria meksikane do të shesë në ankand makinat luksoze, shtëpitë dhe pasuritë e sekuestruara nga krimi i organizuar dhe të paktën një ish-politikan, njoftuan sot zyrtarët, sipas një plani "Robin Hood", për të përdorur miliona dollarë të fituara nga aktivitete të paligjshme për të mbështetur shtresat në nevojë.

Ankandi i parë, e cila është planifikuar për të dielën. Janë 77 automjete që do të dalin në treg me një çmim fillestar prej 1.5 milion dollarë, tha në një konferencë për shtyp Ricardo Rodriguez, kreu i Institutit të sapokrijuar për kthimin e sendeve të vjedhura për njerëzit.

Të ardhurat nga ankandet do të shkojnë në dy komunat e qytetit Oaxaca në Meksikën qëndrore, ndër komunat më të varfra në vend.

Automjetet e reklamuara për ankand përfshijnë Porsche, Corvette, Mercedes-Benz, Mustang dhe një model Lamborghini Murcielago 2007.

Një raport i OECD në 2017 vuri në dukje se Meksika humbi midis 5% dhe 9% të PBB-së së saj vjetore nga korrupsioni.

Që kur mori detyrën në dhjetor, veterani majtist Andres Manuel Lopez Obrador ndërmori programe sociale për të varfërit dhe të moshuarit, uli pagat e nëpunësve të lartë civilë dhe kuadrot, duke kursyer paratë publike dhe eleminuar korrupsionin. Njoftoi planet për të institucionalizuar një "Robin Hood" në muajin prill.

Presidenti meksikan, i cili shmang luksin dhe qarkullon në rrugët e kryeqytetit me një Volksëagen Jetta, ka deklaruar se dy makina dhe një ambulancë të dhuruara nga Mbreti i Jordanisë, do të shkojnë për Gardën Kombëtare, një forcë e re e sigurisë.

Në një ankand, tre shtëpi me vlerë të paktën 7 milionë dollarë do të shiten, duke përfshirë një shtëpi me pishinë në një lagje luksoze meksikane. Paratë do të financojnë një program të varësisë nga droga.

Të ardhurat nga një ankand i bizhuterive të konfiskuara nga grupet e krimit të organizuar do të jepen për komunitetet malore të shtetit Guerrero, ku shumë familje janë duke luftuar për të fituar jetesën e tyre nga kultivimi i hashashit.

Jo të gjitha asetet vijnë nga baronet e drogës. Rodriguez tha se një nga shtëpitë e ankanduara i përkiste një ish-politikani.


/Ora News.tv/