Këngëtari britanik Robbie Williams dhe gruaja e tij, aktorja Ayda Field nuk do të jenë në panelin e gjyqtarëve në  sezonin e ardhshëm  të X Factor britanik, raportoi BBC.

Në një postim në Instagram, ish-pjesëtari i Take That tha se do të vazhdojë të punojë me Simon Cowell, producentin dhe bashkë-gjyqtarin e shfaqjes, në projekte të tjera.

Williams dhe Field ju bashkuan panelit vitin e kaluar, edhe pse disa fansa ishin skeptikë lidhur me mungesën e eksperiencës së aktores amerikane në industrinë e muzikës, por Simon e mbrojti duke thenë se: “Ayda ka qënë një zbulim, realisht dua të them ajo ka qënë brilante!”.

Në kohën kur Robbie mori rolin e gjyqtarit u shpreh se X Factor do të ndihmonte në karrieren e tij në televizion, dhe se “do të ishte e mrekullueshme që une të hapja një kapitull të ri. Thjesht po ja kaloj shkëlqyeshëm. Kush e mendonte se do të bëhesha  një personalitet televizioni? Megjithatë më pëlqen”- përfundoi ai.

/Ora News.tv/