Rita Ora shijon diellin në Spanjë në një yacht luksoz dhe nuk është vetëm....

Rita Ora është fotografuar e shtrirë në një jaht luksoz me një mik gjatë pushimeve në Spanjë.

Ylli i popit po merrte rreze në anije gjatë një pushimi, të merituar.

Ajo ka lundruar përgjatë bregdetit pranë Barcelonës dhe është parë të rrijë me disa miq meshkuj gjatë këtij udhëtimi.

Rita, 27 vjeçare, është fotografuar në kuvertën e jahtit duke bërë banjo dielli dhe duke biseduar nga larg me një nga miqtë e saj, stilistin Kyle De'Volle.

Këngëtarja dukej mahnitëse e veshur me rrobebanot e saj ngjyrë ari teksa hidhej në det.

Pasi ndërroi kostumin e banjës me një trupore ngjyrë jeshile, nisi të pozojë për disa foto seksi, të cilat i postoi në Instagram.

Ajo është në Spanjë si pjesë e një udhëtimi nëpër Europë, ku ishte edhe në Portugali për të kënduar në Mares Vivas Festival.

Rita ngriti temperaturat duke performuar vetëm në mini-kanatjere dhe pantallona të shkurtra.

Ndërkohë që karriera muzikore e saj rritet gjithnjë e më shumë, Rita gjithashtu po shpreson të rikthehet në ekranin e madh.

 Ylli londinez, me origjinë kosovare, luajti rolin e Mias, motrës së Grey në triologjinë Fifty Shades dhe eksperienca e ka bërë të jetë e përgatitur për t'u kthyer para kamerës.

Duke folur për 'The Mail Online', Rita tha se "do donte të luante në një film horror herës që vjen."

Ajo shtoi: "Më duhet të pres se çfarë rolesh do më ofrojnë. E gjitha bazohet në këtë."

“Por, me siguri, është ajo që do doja të bëja më së shumti në të ardhmen."


EMISIONET