Drejtori sportiv i Milanit është kthyer në një mision për ish-yllin e kuqezinjve, Rikardo Kaka. Braziliani, fitues i Topit të Artë në vitin e largët 2007, konfirmoi se një ditë ëndërron të bëhet drejtor, por nuk e di se kur.

"Aktualisht unë jam duke u përqendruar në projekte të tjera dhe kam udhëtuar në shumë vende. Marrëdhënia ime me Milanin është shumë afër, ne jemi gjithmonë të afërt, por nuk e di se çfarë do të ndodhë. Do të kthehem, e vetmja siguri që kam është që unë do të punoj atje një ditë, por nuk e di kur".- tha Kaka për Mediotempo.

Me kuqezinjtë Kaka është aktivizuar në 270 takime, ku ka shënuar 95 gola.

/Ora News.tv/