Rikthim sensacional, Maradona firmos me ish skuadrën

Rikthim sensacional, Maradona firmos me ish skuadrën

Duket si lojë fjalësh, por është e vërtetë.

Vetëm pak ditë pasi njoftoi largimin, Diego Maradona është rikthyer aty ku e duan të gjithë. Legjenda argjentinase ka njoftuar në mënyrë sensacionale se do të qëndrojë si trajner i Gimnasia La Plata.

"Jam shumë i lumtur të njoftoj se do të qëndroj si trajner i Gimnasia. Dua të falënderoj të gjithë tifozët dhe lojtarët sepse kemi arritur unitet social në klub. Faleminderit për mesazhet tuaja, faleminderit për mbështetjen dhe tubimin tuaj te presidenti. Gjithashtu, faleminderit fëmijës që më tha: Kthehu! " shkruan Maradona në rrjetin social "Instagram". 

Argjentinasi u tërhoq nga pozicioni i trajnerit të Gimnasia pasi presidenti, Gabriel Pellegrino njoftoi se nuk do të rikandidojë për këtë post.

EMISIONET