Flor Mumajesi është rikthyer me një baladë dashurie. "Thjesht të du" është projekti më i ri muzikor i artistit. 

Teksti flet për dashurinë e fortë mes një cifti që finalizohet me martesë dhe me jetë të lumtur. 

Nuk dihet nëse Flori është i dashuruar apo ia dedikon këtë një personi në vecanti, por ciftet do ta adhurojnë këtë projekt.

Shumë persona mund të gjejnë veten në këtë këngë dhe kjo është dëshira e Florit. Nuk është e habitshme që të kthehet në këngën më të pëlqyer të kësaj vjeshte.

Flori Mumajesi njihet për hite, prandaj suksesin e ka të garantuar. 

 

 

/Ora News.tv/