Rikthehet derbi i Milanos, “Industria Elliott” kërkon fitoren e parë të djajve që nga 2016

Rikthehet derbi i Milanos, “Industria Elliott” kërkon fitoren e

Sot në mbrëmje do të rikthehet magjia e derbit më të zjarrtë, ajo mes Milanit dhe Interit. Skuadra e djajve është në kërkim të triumfit të cilët vuajnë prej 3 vitesh përballë zikaltërve.

Gjithashtu suksesin e parë të Milanit duan ta shijojnë edhe pikërisht pronarët e skuadrës, “Industria Elliott”, të cilët kanë vendosur edhe bonuse nëse kuqezinjtë fitojnë.

“Derby della Madonnina” shënon sot përballjen e 224 me 170 ndeshje të vlefshme për kampionat ndër të cilat Inter mban 64 fitore. Në anën tjetër Milan ka 51 fitore ndërsa pjesa tjetër janë mbyllur në barazim.

Përgjatë 3 viteve të fundit zikaltërit kanë treguar epërsi ndaj Milanit duke fituar 3 ndeshje dhe barazuar 3 të tjera. Ndaj të besuarit e trajnerit Giampaolo kërkojnë të thyejnë “mallkimin” e rënë mbi ta.

Mbi këtë derbi të dy trajnerët si Conte dhe Giampaolo do t’i besojnë atyre që mund të quhen lojtarë-derbi. Në kampin kuqezi mund të përmendim Piatek i cili është rikthyer tek goli të dielën e kaluar me anë të një penalltie.

Atij do t’i besohet qendra e sulmit e ndërkohë një tjetër lojtar që është në kërkim të shënimit në një derbi është braziliani Paqueta. Ai është pagëzuar me emrin Kaka për nga stili i lojës që luan por i mungon finalizimi, gjë që legjenda braziliane e bëri që në derbin e tij të parë.

Djajtë vijnë me disa mungesa sidomos në prapavijë me Caldara dhe Calabria të cilët janë të dëmtuar ndërsa në portë do të jetë i përhershmi Donnarumma.

Ndërsa Conte do të mbështetet tek lojtarët që kanë eksperiencë në derbi dhe numri 1 është transferta më e re, Diego Godin, i cili luajti 9 vite në Spanjë kundër Real Madridit në derbin e kryeqytetit. Ndërkohë Lukaku ka luajtur në derbin e Anglisë mes Liverpool-it dhe Everton në kohën kur luante me këta të fundit.

 Marcelo Brozovic i cili luante kundër Dinamo Zagreb në Kroaci është një lojtar me eksperiencë mbi të cilin Antonio Conte mund të gjejë mbështetje.

Megjithëse Inter duket se ka një skuadër më të kompletuar, e bukura e një derbi është paparashikueshmëria, ndaj nuk ka favoritë. Ndeshja do të startojë në orën 20:45 në San Siro.

EMISIONET