Ricky Martin dhe bashkëshorti i tij sërish prindër, vjen në jetë fëmija i katërt

“Është djalë”! Ky është njoftimi special që Ricky Martin dhe bashkëshorti i tij Jwan Yosef, ndanë me fansat në Instagram të martën.

Çifti u bënë prindër për herë të katërt. Dhe e pagëzuan djalin me emrin Renn.

Këngëtari dhe Yosef shpërndanë edhe një foto duke mbajtur në krahë foshnjën e tyre të sapoardhur në jetë.

47-vjeçari dhe Jwan janë prindër të binjakëve Valentino dhe Matteo, si edhe të vajzës Lucia.


EMISIONET