Koronavirusi/ Revoltat në burgjet e Italisë: 6 të vdekur shumë të tjerë janë arratisur

Koronavirusi/ Revoltat në burgjet e Italisë: 6 të vdekur

Situatë apokaliptike në 27 burgje italiane pas vendimit të masave drastike për të ndërprerë takimet mes të burgosurve dhe familjarëve deri më 31 maj 2020, për shkak të koronavirusit.

Situata paraqitet dramatike pasi 6 të burgosur kanë humbur jetën në burgun e Modenas. Sipas informacioneve flitet se motivi i vdekjes ka qënë ovërdoza, pasi kanë sulmuar infermierinë e burgut duke marrë doza metadoni që përdoret për të kuruar varësinë nga heroina. Katër punonjës policie kanë mbetur të plagosur. Dy të burgosur të tjerë janë në gjëndje të rëndë.

Shqetësuese është gjëndja në burgjet e San Vittorio në Milano ku të burgosurit kanë djegur dyshekët duke i vënë flakët qelive,  e kanë hipur në çatinë e strukturës me thirrjet "Duam liri".

Më dramatike është situata në burgun e Modenas ku janë regjistruar dhe viktimat. Jashtë kontrollit vazhdon të jetë gjëndja në burgun e Salernos, në burgun e Rebbibias në Romë në atë të Palermos, në Poggiorela të Napolit, si dhe në Bari, Pavia, Frosinone. Sipas sindakatës së Policisë së burgjeve në burgun e Foggias disa  të burgosur kanë mundur të arratisen por janë bllokuar më pas nga forcat e policisë.

Sindikata e Policisë së burgjeve me një komunikim mediatik i kanë bërë apel Presidentit të Republikës Serxho Matarela, kryeministrit Xhuzepe Konten dhe Ministrit të Drejtësisë Alfonso Bonafede , që të garantojnë forca e mjete për të marrë në kontroll gjëndjen në burgjet italaine që tashmë vazhdon prej 2 ditësh.

Mjaft kritik ishte qëndrimi i ish minsitrit të Brendshëm Matteo Salvini i cili ka thënë se ka sinjalizuar rrezikun e një proteste të tillë që më datë 25 janar 2020, 

por pavarësisht revoltës, të burgosurit nuk duhen liruar.

Ndërkaq edhe Irani informoi të hënën se ka marrë masa për parandalimin e koronavirusit në burgje, duke liruar përkohësisht rreth 70 mijë të dënuar.

Të dyja shtetet, si Italia, edhe Irani raportojnë mbi 7 mijë të prekur nga koronavirusi, dhe përkatësisht mbi 240 dhe 360 viktima në rang vendi.

EMISIONET