Nervozismi i treguar në fundin e takimit kundër Crystal Palace ka "thyer" gjithçka mes Granit Xhakës dhe tifozëve.

Mesfushori me origjinë shqiptare, por që mbron ngjyrat e Zvicrës nuk i kurseu nervat në momentin që po i linte vendin Saka, në barazimin 2-2 që Arsenal mori në shtëpi ndaj Palace. Kjo për shkak të thirrjeve të shumta nga ana e tifozëve, të cilët janë të pakënaqur me paraqitjen e skuadrës së tyre dhe konkretisht kapitenit Xhaka.

Por, për të "thyer" akullin e vendosur me 27 vjeçarit dhe grupit të tifozëve të "topçinjve" ka menduar një tifoz londinez.Përmes një statusi në "Tëitter" i është vërsulur shokëve të tij, tifoz të Arsenalit, duke i konsideruar si toksit.

"Eboue u akuzua. Ramsey dhe familja e tij u larguan mes revoltës. Wenger u largua dhe tani po e kërkojmë. Tani, Mustafi dhe Xhaka. Në fund do të shënjestrojnë Unai Emery. Kjo vjen nga ajo klasë tifozësh që thonë mburren me traditën e historinë tonë me krenari. Çfarë njerëzish toksik jemi bërë," shkruan tifozi.

Nuk dihet ende mbarëvajtja e marrëdhënieve mes Xhakës dhe tifozëve, por edhe me trajnerin, me mesfushorin që u shfaq mjaft i nervozuar pas zëvendësimit, duke e përplasur fort dorën me spanjollin, Emery.


/Ora News.tv/