E shkruar rreth 2 shekuj me parë, por fatkeqësisht tingëllon aktuale në Shqipërinë e sotme.

Komedia 'Revizori' e Nikolai Gogol, që në qendër ka një administratë të korruptuar vjen në skenë nga Trupa e Teatrit “Aleksandër Moisiu” në regji të Driada Dervishit.

Driada Dervishi: Them që kemi arritur të sjellim një Gogol të flasë shqip. Është një dëshsirë edhe e drejtorit aktual të Teatrit që ne të sillnim vepra që kanë pasur një jehonë në teatrin "Aleksandër Moisiu"

Gentian Zenelaj  që vjen në rolin e kryebashkiakut të korruptuar i cili e lidhi vënien në skenë të shfaqjes me situatën politike.

Gentian Zenelaj: Shqipëria që për fat të keq na ka dhënë një album të mrekullueshëm politikanë të cilët janë 60 herë mijë më keq se kryetari i bashkisë që luaj unë. Nuk ka qenë të gjej e kollajtë të gjej një kryetar bashkie që të jetë mbi këta, por realitet ky është.

Amos Zaharia, që ngjitet në skenë si Revizori e cilëson rolin përgjegjësi të madhe për karrierën.

Amos Zaharia: Ky është një nga rolet më të vështira që kam bërë në karrierën time. 

Muzika mban emrin e kompozitorit të njohur Haig Zacharian dhe koreografia nga Elton Cefa.

/Ora News.tv/