Replika/ Dhe njëherë për Dervishin e harruar . . .

Sonte më dërgojnë një shkrim të Kastriot Dervishit, se unë, gjoja, paskam plagjiatuar Kastriot Dervishin për një dokument arkival nga Ministria e Punëve të Brendëshme apo Komitetit Qëndror, siç thotë Dervishi.

Të gjithë që ndjekin faqen time e dinë se çdo thënie i vë emrin e autorit. Libri im është mbushur me referenca për kuotimet apo materiale të marra nga gazetat e kohës apo burime të tjera, apo librave të autorëve të ndryshëm. Së-shpejti do ta hedh në on line kush të dojë ta lexojë.

Unë ja dhashë përgjigjen Dervishit në faqen e tij të cilën po e publikoj këtu.

Ilir Demalia: Zoti Dervishi! jemi marre njëherë bashkë dhe, megjithëse se rrëmove në shërbim të atyre që i kanë shërbyer propogandës dhe regjimit komunist në mënyrën më të zellshme duke i ngritur monumente letrare diktatorit, megjithëse lidhjet e tua të ngushta i ke me ish-gazetaret e "Zërit popullit" dhe ish-bashkëpuntorët e Sigurimit Shtetit, megjithëse pa asnjë kualifikim u emërove si drejtor I AMB pa asnjë aftësi apo cilësi, po vetëm si ushtar prej plumbi për të derdhur helmet e frustrimeve dhe komlekseve provinciale, ku vodhe dhe shpërdorove duke bërë tregti me materialet arkivore dhe duke shpërdoruar postin e drejtorit AMB, ti akoma vazhdon me gjuetinë e shtrigave si shtrigan në të gjitha drejtimet.

Në një shtet të së drejtës ti duhet të ishe para drejtësisë për shpërdorim detyre me arkivat. Rrëmove për mua dhe tim atë duke shpërdoruar detyrën dhe shkelur ligjin pa asnjë të drejtë dhe autoritet, por thjeshtë në shërbim, si shërbëtor i vemjeve të vjetra veshur me kostum të ri, por gjete eshtrat e qenit të ngordhur.

Në të kundërt, doli, që unë dhe tim atë kishim dosje, por jo dosje shërbimi, por ndiqeshim At e bir nga viti 84 me 2B-2A për veprimtari armiqsore kundër pushtetit popullor dhe unë edhe për pregatitje për arratisje. I ke lexuar të botuara në shtyp, por po të keshë dëshirë ti dërgoj prap.

Si njeri që përgjon mbas vrimës çelsit huq provincialësh . . .

Nuk po flas këtu për dosjet 2A të tim ati që fillojnë para arrestimit tij në 11 mars 1975 për Agjitacion e Propogandë dhe dosja që i hapet prap në burg nga spiunë të burgosur për ta ridënuar. As për dosjen gjyqsore nuk po flas, i cili nuk pranojë fajsine. Dhe jo si shumë të tjerë që sot dalin me gjoks e dje në sallat e gjyqit kërkonin mëshire dhe pranonin fajsinë pa faj per faj . . .

Le të kthehemi tek kjo që ti e quan plagjiaturê! Ky dokument është botuar në të gjitha gazetat. Edhe në qoftë se ka qenë emri yt, i bie që edhe ti e ke plagjiatuar apo më saktë e ke vjedhur. Unë nuk e kam vënë si material timin. E hapa librin dhe shkruaj në krye: "Sipas Arkivit Ministrise Brëndëshme Raporti MPB që I dërgon Byrosë Politike të KQ të PPSH më 20.11.1990 tek I cili mbështeten të dhënat e mëposhtëme."

Pra unë nuk kam marë marrë përsipër që këto shifrat janë nga studimet e I.D apo kam thënë ndokund se jam studiues, si çbën ti, dukë bërë tregëti me materialet e arkivave ende sot dhe duke shantazhuar njërëz në shërbim . . . . Është material arkivor dhe ashtu dhe jam referuar. As ti nuk je autori i ketij materiali, edhe ti e ke marrë nga arkivat ku referohem dhe unë . Meqë paske marrë mundimin të lexosh librin, e ke parë që libri im ka të gjitha referencat. Në qoftë se nuk ke të qartë se çfarë është plagjiatura, po të bashkangjis këtë shkrim që kam bërë për plagjiaturën përpara disa javësh si një neveri në shoqërinë shqiptare. Kaq për sot!

Më njoftuan që ke bërë këtê në faqen tënde dhe mendova ta kthej në faqe, pasi unë udhëhiqem nga morali ebraik, “sy për sy e dhëmbë pêr dhëmbë”.




EMISIONET