Reperi shqiptar arrestohet për drogë para koncertit në Itali

Reperi shqiptar, Engjell Krifa i njohur si Krijel Dlexy është arrestuar para se të performojë në koncertin e tij në Itali për posedim të lëndës narkotike.

Mediat italiane kanë njoftuar se ai ndodhej pranë banesës së tij, para se të hipte në makinë për të shkuar në koncert kur u kap nga karabinierët.

Në atë moment u kap me 4 gr marijuanë dhe 36 gr hashash. Urdhri për ndalimin e 21-vjecarit erdhi nga prokurorja Francesca Domenica Di Luca.

Gjykata ka dhënë menjëherë vendimin duke e me pesë muaj dhe 20 ditë burg.

EMISIONET