Reperi Samir, i njohur si S4MM, para disa ditësh shprehu publikisht pëlqimin për këngëtaren shqiptare Ronela Hajati. Mbrëmë, ai postoi një fotografi të Ronelës në profilin e tij në Instagram.

Imazhin topless e shoqëroi me komentin ‘Ufff’, të cilit i shtoi dhe shumë zemra e lule. Kujtojmë se këngëtarja është përfolur gjatë se po përjeton një lidhje dashurie me Young Zerkën. Të dy kanë bashkëpunuar për projekte të ndryshme muzikore, por asnjëherë nuk kanë konfirmuar se janë të dashuruar.

Ronela nuk ka bërë ende asnjë reagim për fotografinë e publikuar në profilin e Samirit.

Tags