Sean "Diddy" Combs ka thyer heshtjen disa ditë pas vdekjes së ish-bashkëshortes së tij Kim Porter.

Reperi i ka bërë një dedikim emocionues nënës së tre fëmijëve të tij duke u shprehur se ishin më shumë se shpirtra binjakë.

"Tre ditët e fundit jam përpjekur të zgjohem nga ky makth, por e kam të pamundur. Nuk e di se çfarë do të bëj pa ty zemër. Më mungon kaq shumë. Sot do të bëj nderime për ty. Do përpiqem të gjej fjalët për të shpjeguar marrëdhënien tonë të pashpjegueshme. Ishim më shumë se miq, ishim më shumë se shpirtra binjakë. Ishim një diçka tjetër. Më mungon,”-shkroi ai në një postim në Twitter.

Porter, ish modele dhe aktore, vdiq në shtëpinë e saj në Los Angeles të enjten (16 nëntor) në moshën 47 vjeçare. Autoritetet nuk kanë dhënë shkakun e vdekjes.

Ajo dhe Diddy ishin bashkë nga viti 1994 deri në vitin 2007. Së bashku ata kanë një djalë 20 vjeç dhe dy vajza binjake 11-vjeçare.




/Ora News.tv/