Rënia në peshë nuk është e lidhur vetëm me ushqimin por çelësi i suksesit qëndron tek konsumimi i vakteve në oraret e duhura. Studimet e fundit tregojnë se njerëzit të cilët konsumojnë ushqimin disa orë përpara gjumit janë më të predispozuar për të mposhtur fryrjen. Ndërkohë që ata persona që hanë në orët e vona të mbrëmjes kanë mundësi më të pakta për t’u dobësuar dhe gjithashtu rrezikohen nga diabeti. Eksperti i kësaj fushe thekson se ky studim tregon ndikimin që ka orari i konsumimit të ushqimit tek rënia në peshë. “Sipas rezultateve tregohet se ngrënia në orët e vona shfaq rënie të ngadalshme në peshë, duke sugjeruar në këtë mënyrë se zbatimi i orarit të konsumimit të ushqimit është një faktor i rëndësishëm për personat që duan të dobësohen”, shprehet eksperti.

/Ora News.tv/