Rritet në mënyrë preokupuese numri i personave të infektuar e të vikitmave nga koronavirusi në Itali.

Sipas të dhënave të fundit zyrtare nga Departamenti Italian i Mbrojtjes Civile koronavirusi ka shënuar deri më sot 7 mars 2020 , 233 viktima e 5884 persona të infektuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë verifikuar rreth 1200 të infektuar më shumë se 36 viktima të tjera.

Ndër të infektuarit 567 po kurohen në terapi intensive, 2651 janë të shtruar në spitale e 1843 po kurohen në kushte shtëpiake.

Deri më sot janë 567 pacientë të shëruar nga koronavirusi.

Në rajonin e Lombardisë mbetet më i prekuri me 3420 të infektuar e 15 viktima.

Në Emila Romagna 1010 të infektuar e 48 viktima, në Veneto 543 të infektuar e 13 viktima, në Piemonte 207 të infektuar e 6 viktima, në Marche 207  të infektuar e 6 viktima.

Rajoni i Basilikatës  deri më sot është me nurmin më të ulët të infektuarve me vetëm 3 raste pozitive, Pas tij vjen Kalabra me 4 raste të shënuara e Sardenja me 5 të infektuar nga koronavirusi.

Në rajonin e Lazios ku gjeografikisht ndodhet dhe kryeqyteti italian Romë janë 74 persona të infektuar e 1 viktimë.

/Ora News.tv/