"Remuntada" në Korçë, Tirana i përmbys rezultatin Skënderbeut

"Remuntada" në Korçë, Tirana i përmbys

Tirana mori një tjetër fitore në Kategorinë Superiore, këtë herë kundër Skënderbeut.

Një "remuntada" spektakolare në Korçë ku Michael Ngoo i mjaftoi vetëm 5 minuta për t'i kthyer rezultatin Skënderbeut.

Ishin "Ujqërit e dëborës" të cilët kaluan në avantazh që në fillimin e takimit në minutën e 9' me anë të Mensah.

Pas një goditje nga këndi, Mensah e dërgoi topin në cepin e portës aty ku portieri i kryeqytetasve nuk mundi të shkojë.

Por Skënderbeu nuk arriti që ta mbajë kryesimin ku në minutën e 71' Tirana barazoi shifrat.

Ishte pikërisht sulmuesi Michael Ngoo i cili pas një pasimi të gjatë e dërgoi topin në rrjetë.

Vetëm 5 minuta më pas,  Ngoo shënoi sërish. Këtë herë ai shfrytëzoi një ngatërresë në zonën e portierit ku më pas e dërgoi topin në rrjetë.

Tirana vijon të udhëheqë e vetme Kategorinë Superiore në kuotën e 65 pikëve, 11 pikë larg Kukësit që mban vendin e dytë.

Ndeshjen e ardhshme dy vendet e para do të ndeshen në një takim direkt.

EMISIONET