Reklamat në Instagram, ja sa përfitojnë yjet e futbollit botëror

Cristiano Ronaldo është një prej futbollistëve më të ndjekur në rrjetet sociale dhe njëkohësisht më i shtrenjti. Nuk bëhet fjalë për çmimin e kartonit të tij, por për shifrat që merr për një postim të thjeshtë në rrjetet sociale.

Në një sondazh të kryer nga "ESPN"  rezulton se portugezi merr rreth 975 mijë dollarë vetëm për një postim në rrjetin social "Instagram". Shifër e çmendur për këto që tenton të reklamojë biznesin e tij te faqja zyrtare e Ronaldos, i cili numëron 185 milionë ndjekës. Një reklamë në "Instagramin" e Neymar kushton 722 mijë dollarë. Shifër akoma më të ulët kërkon Lionel Messi.

Argjentinasi kërkon vetëm 648 mijë dollarë për një postim, i ndjekur nga Bale me 218 mijë dollarë dhe Zlatan Ibrahimovic, i cili është edhe më ekonomiku, me 200 mijë dollarë.

EMISIONET