Reja e thotë troç: UEFA të dënojë Turqinë

Reja e thotë troç: UEFA të dënojë Turqinë

Ndryshimi i brezave në ekipin kombëtar po sjell rezultat dhe e ardhmja duket e sigurt.

Trajneri, Edi Reja ka afruar të rinj premtues, të cilët janë përshtatur mjaft mirë me grupin dhe siptomat e para i dhanë në dy ndeshjet e tetorit. Gjithsesi pas disfatës me Turqinë kuqezinjtë i thanë lamtumirë Europianit, por tani shpresojnë te UEFA.

“Shkoi keq për ne në Turqi, sepse në minutën e 90-të humbëm ndeshjen për shkak të një marrëzie. Por, kemi treguar se jemi një ekip që mund të ndeshemi me këdo. Jemi një kombëtare në rritje, por kemi edhe disa limite. Grupi funksionon dhe kemi edhe besimin e tifozëve shqiptarë.

"Pas ndeshjes kundër Turqisë pamë se skuadra u rreshtua dhe festoi me përshëndetje ushtarake: ishim pak të befasuar, ato janë gjeste që duhet të censurohen. Çuditërisht ata e kanë bërë përsëri atë festim me Francën.

"Shpresojmë se UEFA mund të ndërmarrë veprime kundër Turqisë, mbase do të na vendosë edhe në garën për kualifikim, por përveç shpresave egoiste mendoj se do ta kalojnë vetëm me një gjobë
", tha Reja në Radio Sportiva.

Strakosha gaboi në Stamboll dhe 74-vjeçari kujtoi se duhet të bëjë vlerësime.

Duhet ta vlerësoj situatën. Kemi edhe Berishën, ndaj jemi të mbuluar për portën. Është e vështirë të vendosësh. Në fund të këtij cikli do të bëjmë vlerësimet e duhura".

Elozhet nga trajneri i shqipërisë nuk munguan për Rei Manajn dhe Marash Kumbullën:

Manaj po kthehet. Më kishin thënë që ishte pak gjaknxehtë, por përkundrazi, po vë re një impenjim të madh dhe jam mahnitur. I kërkoj të sakrifikojë në fushë dhe e bën diçka të tillë, ndaj jam i lumtur. Shpresojmë të vazhdojë kështu dhe të maturohet, pasi është 22 vjeç. Kumbulla zgjodhi Shqipërinë sepse është i lidhur me këtë vend. Ka luajtur me të gjitha moshat e shqipërisë dhe kishte edhe prindërit e tij për ta parë atë: mua më dukej e çuditshme që Italia nuk e kishte shikuar, ndoshta ata e kërkuan atë, por tani ai ka zgjedhur," përfundoi tekniku italian i kuqezinjve.

Përpos lojës gjithmonë e në rritje, gjatë drejtimit të Rejës, kombëtarja e Shqipërisë ka regjistruar tre fitore dhe tre humbje.

EMISIONET