Regjisori Çipi: Rama me dy të vdekur në javë e çon edhe 10 vjet. Vasili: Esadistët e rinj, tradhtarë të popullit

Regjisori Çipi: Rama me dy të vdekur në javë e çon

I ftuar në “360gradë” në RTV Ora nga Artur Zheji, regjizori Kastriot Çipi tha se Rama mund të na çojë edhe me dy të vdekur në ditë për 10 vite nëse vazhdon situata kështu.

Ndërsa aktori Laert Vasili u shpreh se esadistët e rinj që diskutojnë në një kohë pandemie Rama hipi, Rama zbriti nuk e duan popullin e tyre.

Çipi: Rama i ka të gjitha dhe mos habitemi nëse nuk i bën zgjedhjet, pasi kanë vende që nuk bëjnë zgjedhje për 30 vite. Rama mund të na çojë edhe me dy të vdekur në ditë për 10 vite nëse vazhdon situata kështu.

Vasili: Në 24 mars në 1913, në gazetën Akropolis të Athinës, Esat Pasha jep një intervistë se çfarë mendonte për formulimin e shteti shqiptar, thoshte se një popull i tillë mysliman, do të jetë një Turqi e vogël në mes të Evropës. Ne nuk duhet të na vijë çudi esadistët e rinj, që aq bujarisht bujtin nëpër dritaret e emisionet televizione me paturpësinë që të jenë me njerëz që i kanë përdhosur nëpër shkrimet e tyre. Të diskutosh në një kohë pandemie ku është mobiluar gjithçka në botë, ku po kërkohet të shpëtohet njerëzimi nga ky virus, të thuash Rama hipi, Rama zbriti, më e pakta do të do të thotë që nuk do popullit tënd. 


EMISIONET