Policia amerikane ka publikuar pamjet e momentit kur policët qëllojnë një 26 vjeçare, e cila nuk pranoi t'i përgjigjej urdhrave.

Kamerat e trupit kapën rastin kur Ciara Howard shantazhonte policët dhe nuk pranonte të dorëzohej.

Ngjarja ka ndodhur në gusht të vitit të kaluar në Olathe, Kansas, Amerikë, por pamjet janë publikuar këtë vit.

Pamjet tregojnë momentin kur vajza mbërthehet në një qoshe dukshëm e frikësuar dhe refuzon të besojë se në shtëpinë e saj ishin oficerët e ligjshëm të policisë.

Një gjykatë vendosi se vrasja në një dhomë lavanderie në shtëpinë e të dashurit të zonjës Howard më 23 gusht ishte një qitje e justifikuar, por rasti ka ngritur pyetje rreth strategjisë së policisë.

Familja dhe shokët e të resë pyesin përse policia zgjodhi të hyjë në shtëpi në kërkim të një gruaje që ata thonë se ishte e shqetësuar emocionalisht, por jo e dhunshme.

"Ciara ishte personi i vetëm në rrezik", tha nëna e saj, Kathy Arnold, në Kansas City Star.

Ajo kishte një rekord të sjelljeve të pahijshme dhe veprave penale, duke përfshirë luftën e brendshme me nënën e saj dhe drejtimi mjeti pa licencë.

/Ora News.tv/