Refuzoi kontrollin e makinës, arrestohet shqiptari pasi iu gjet 7 kg kokainë dhe 1 mijë euro

Refuzoi kontrollin e makinës, arrestohet shqiptari pasi iu gjet 7 kg

Shtatë kilogram kokainë e pastër që do të jepnin mbi një milion euro nëse do të dilnin në treg janë sekuesrtuar nga Guardia di Finanza, në portin Isola Bianca opas ankorimit të një anije që vinte nga Livorno.

Guardia di Finanza e konsideron operacionin në Olibia një nga rezultatet më të mëdha të fituara nga policia në këtë vend.

Ushtria arrestoi një 28-vjeçar shqiptar dhe e denoncoi partneren e tij, të lindur në Rumani, 23 vjeç, e cila tashmë është liruar.

Mediat italiane bëjnë me dije se çifti i ri u përpoq t’i shmangej kontrollit të makinës në doganën e portit.

Ata u ndaluan dhe makina u kontrollua me ndihmën e qenve të drogës, të cilët menjëherë gjetën disa gram drogë.

Policia thelloi komtrollin në makinë duke zbuluar në fund të makinës, një hapje të mekanike të formuar ndërmjet sediljeve të pasme dhe hapësirës për strehimin e rrotave rezervë.

Aty u gjetën të paketuara në pako dhe të mbuluara me sapun të thatë të lëngët, e cila duhej të mbulonte erën e drogës, 7 kg kokainë me cilësi të lartë që mund të kishte prodhuar mbi një milion euro një herë të prerë dhe të shitur në treg.

Përveç grogës, gati dy mijë euro u konfiskuan në para të gatshme.

Në muajt e fundit, aktiviteti i kontrollit në portet dhe aeroportet në Sardenjën veriore ka lejuar konfiskimin e mbi 37 kg drogave të rënda të kokainës, rreth 12 kg hashash dhe marijuanë, si dhe 2 kg heroinë, që kanë çuar në arrestimin e 13 personave.

EMISIONET