Reforma zgjedhore në rrezik, Kume: Vonesat në ndryshimin e kodit zgjedhor e bëjnë të pamundur zbatimin

Reforma zgjedhore në rrezik, Kume: Vonesat në ndryshimin e kodit

Kur na ndajnë vetëm 5 muaj nga zhvillimi i zgjedhjeve vendore, partitë parlamentare nuk kanë gjetur konsensusin për reformën zgjedhore, madje as për rekomandimet e bëra nga OSBE-ODIHR. Kritaq Kume një nga njohësit më të mirë të çështjeve elektorale, shprehet se çdo vonesë e bën të pamundur zbatimin e ndryshimeve. Kjo edhe pse KQZ ka nisur organizimin e punës. Sa i përket votimit të emigrantëve ai shpreh besimin se mund të ushtrojnë të drejtën vetëm vitin e ardhshëm.

Ekspertët e zgjedhjeve në Shqipëri, i bëjnë thirrje politikës që të mos humbë asnjë ditë kohë për miratimin e reformës zgjedhore. Ish-kryetari i KQZ-së, Kristaq Kume njohës i mirë i ligjit, thotë se çdo vonesë e bën të pamundur aplikimin e ndryshimeve në zgjedhjet vendore.

Kume: Duhet të bëhet sapo të fillojnë punimet e kuvendit. Çdo ditë që ikën pas saj e vendos në kushtet e një presion shumë të madh që në fund të fundit mund të bëhen ndryshime në Kodin Zgjedhor, por ato ndryshime do të jenë të atij lloji siç i kemi bërë, në momentin e fundit. Për pasojë efektet nuk mund të jenë ato të pritshme.

Reforma zgjedhore e paraqitur në Kuvend nga socialistët parashikon tre  çështjet kryesore të debatuara nga politika shqiptare, teknologjinë , votimin e emigrantëve dhe reformimin e  administratës. Kume nuk bie dakord për pikën e fundit.

Kume: Për mendimin tim duke qenë se është një çështje që ka të bëjë vetëm dhe kryesisht me lidhjen me zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, edhe çfarë është shkruajtur dhe si është shkruajtur nuk ka pse të jetë pjesë e diskutimit dhe akomë më pak pjesë e miratimit në Kuvend.

Teknologjia do të përdoret në zgjedhje vetëm nëse testimi është i suksesshëm ndërsa votimi i emigrantëve do të ndodhë vetëm në zgjedhjet e përgjithshme.

Po ashtu kodi i paraqitur nga socialistët parashikon ndryshime në mënyrën e administrimit të zgjedhjeve por që të miratohet, duhen patjetër edhe votat e opozitës.

Në ngërç për shkak të opozitës nuk është vetëm kodi zgjedhor, por dhe KQZ. Opozita ka refuzuar të dërgojë emrat që i takojnë me ligj, duke e lënë vakancë në institucionit kryesorë të menaxhimit zgjedhjeve.

EMISIONET