Reforma zgjedhore, komisioni caktoi 8 ekspertë, 4 për çdo krah politik

Reforma zgjedhore, komisioni caktoi 8 ekspertë, 4 për çdo krah

Më shumë se dy orë mbledhje për herë të parë pas konstituimit, komisioni i reformës zgjedhore mori vendimin e parë për të caktuar 8 ekspertë për të punuar mbi teknikalitetet e reformës. 8 ekspertët do jenë nga 4 për secilin krah politik.

Mbledhja filloi me koordinimin e dy bashkëkryetarëve, Oerd Bylykbashi dhe Bledi Çuçi, të cilët kërkuan që anëtarët e komisionit të shprehnin cështjet kryesore që ata mendonin se komisioni duhet të diskutonte.

Vetë Bylykbasshi ngriti cështjet e heqjes së persoanve me precedentë penalë nga parlamenti duke rregulluar legjislacionin, ashpërsimin e legjislacionit për shitblerjen e votës dhe krimit zgjedhor, identifikimin, votimin dhe numërimin elektronik, përdorimin e administratës në zgjedhje dhe financimin e partive politike. Bashkëkryetari socialist, Bledi Çuçi i shtoi këtyre cështjeve edhe depolitizimin e komisioneve zgjedhore

Dashamir Shehi kërkoi që ky komision ta fillojë punën duke diskutuar sistemin zgjedhor, nëse duhet ndryshuar por shqyrtimin e këtyre cështjeve komisioni e shty për mbledhjet e radhës.

Gjithashtu në mbledhjen e radhës do të caktohen edhe emrat e 8 ekspertëve të cilët do të punojnë pranë këtij komisioni.

Mbledhja e komisionit u zhvillua pa praninë e kamerave për shkak të situatës së emergjencës që po kalon vendi por në respekt të transparencës, gazetarët u lejuan të qëndrojnë në sallën e mbledhjes.

EMISIONET