Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora deklaroi se shumica e propozimeve të draftit të hartuar nga ekspertët të zgjedhur në mënyrë konsensuale duhet të qëndrojnë siç janë, pavarësisht se janë radikale.

Gjiknuri: Drafti ka detyrime për maxhorancën që nuk janë të lehta për tu angazhuar. Nëse propozimet do të pranohen ose jo janë debate në Komisionin për reformën. Mendoj që pjesa më e madhe e atyre propozimeve duhet të qëndrojnë siç janë, pavarësisht se janë radikale. Ato synojnë të adresojnë çështje të rëndësishme siç është çështja e balancimit të fushatës zgjedhore në media. Një ndarje më të qartë të rolit të administratës publike dhe abuzimit potencial që duhet të ketë qeveria në procese zgjedhore. Kompromisi është një proces që të gjitha palët do të luftojnë, por ç’ka është më e rëndësishme, duhet të vendosim interesa kombëtare mbi ato interesa të vogla partiake.

/Ora News.tv/