Reforma zgjedhore, diskutohet sistemi, financimi dhe vota e emigrantëve

Reforma zgjedhore, diskutohet sistemi, financimi dhe vota e emigrantëve

Mazhoranca duket e vendosur për të mbyllur fazën e parë të reformës zgjedhore para dhjetorit ndërkohë që në komision është depozituar edhe projekti për ngritjen e grupeve të punës që do të miratohet në mbledhjen e të enjtes. Nga ana tjetër edhe shoqëria civile ka depozituar propozimet e saj për ndryshimin e sistemit në proporcional me lista të hapura ose miks si a ii vitit 1992.

Mazhoranca është e angazhuar që faza e parë e reformës zgjedhore të përfundojë brenda dhjetorit të këtij viti.

Në mbledhjen e radhës të së enjtes do të diskutohet për propozimet që adreson rekomandimet e ODIHR për fushatën zgjedhore, kuotat gjinore të kandidatëve, financimin e fushatës si për administratën zgjedhore.

Por gjithashtu mëngjesin e së enjtes anëtarët do të miratojnë edhe 3 grupet e punës të me deputetët, pjesë e grupit ad hoc të cilët do të sjellin propozime për sistemin zgjedhor, financimin e partive politike si dhe për votën e emigrantëve.

Por PS i duhet të bindë opozitën parlamentare që reforma zgjedhore të ndahet në dy faza, pasi bashkëkryetarja e komisionit Rudina Hajdari është shprehur kundër reformës zgjedhore me dy sesione.

Pakica parlamentare kërkon ndryshimin e sistemit, si e vetmja shpresë e tyre për të qëndruar në pushtet, ndërkohë socialistët kanë propozuar që kjo mund të diskutohet përgjatë vitit 2020.

Përveç opozitës parlamentare edhe shoqëria civile ka propozuar ndryshimin e sistemit zgjedhor, që sipas tyre me këtë propozimi mund të kemi një reformë të rëndësishme në përfaqësimin politik dhe mirëqeverisjen e vendit.

Drafti përmban sistemin proporcional me lista të hapura shumëemërore të partive me një zonë zgjedhore (kombëtar), me prag elektoral 2.5 përqind për partitë dhe 4 % për koalicionet dhe sistemin miks i aplikuar më 1992 në Shqipëri, me 100 zona në mazhoritar dhe formulë kompensuese me 40 mandate në proporcional kombëtar me prag elektoral 2.5 përqind.

EMISIONET