Reforma zgjedhore brenda vitit? Hajdari: Do shtyhet mandati i Komisionit

Reforma zgjedhore brenda vitit? Hajdari: Do shtyhet mandati i Komisionit

Kryeministri, Edi Rama, është angazhuar për të adresuar rekomandimet e OSBE-ODIHR për kodin zgjedhor brenda këtij viti.

Deputetja, Rudina Hajdari, e cila është dhe bashkëkryetare e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore deklaroi në RTV Ora se mandati i komisionit do të shtyhet.

Rudina Hajdari: Ne kemi një mandat në Komision dhe mandati shkon deri në fund të nëntorit. Ne do ta shtyjmë këtë mandat, kemi rënë paraprakisht dakord për ta bërë një gjë të tillë. Ajo që është e rëndësishme është që ne të jemi në gjendje të çojmë përpara dy procese paralele, rekomandimet e OSBE-ODIHR ku kemi marrë një draft paraprak me disa nga rekomandimet të cilat kanë problematikat e veta.

Ndërsa drafti i PS nuk kishte reklektuar rekomandimin e ODIHR për depolitizimin e komisioneve zgjedhore, Hajdari ka se do të ketë një draft tjetër.

Rudina Hajdari: Ishte draft i pjesshëm, kishte adresuar 45-6 pika. Do kemi një draft tjetër javës që vjen që do të adresojë depolitizimin e komisioneve zgjedhore.


EMISIONET