Reforma zgjedhore, Basha: Nuk ka vullnet nga mazhoranca! Dialogu jashtë parlamentit

Për kreun e PD, Lulzim Basha mazhoranca nuk ka vullet për të reformën zgjedhore. Pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të OSBE, Thomas Greminger , Basha foli për kontributin që mund të japë OSBE edhe në zgjedhjen e krizës politike,

Basha tha se nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme me qeverinë Rama.

Lulzim Basha: Tema kryesore ka qenë tema e zgjedhjeve. Opozita është e vendosur të japë kontributin e saj për një reformë zgjedhore për të garantuar lirinë e votës. Për këtë duhet vullnet politik për ta miratuar dhe zbatuar reformën. Kjo është arsyeja pse PD dhe aleatet tanë kanë vënë në dispozicion të kësaj reformë gjithë ekspertizën tonë. Duhet vullnet politik, i cili deri tani mungon nga ana pala tjetër që është edhe pala e kapur në shkatërrimin e tre palë zgjedhjeve.

Prandaj me sekretarin e përgjithshëm të OSBE kemi diskutuar për ndihmën që mund të japë OSBE. Në rolin që ka OSBE për ti kujtuar vendeve anëtare për standardet që duhet të përmbushin sa i përket demokracisë dhe shtetit ligjor. Së dyti në ofrimin e ekspertizës dhe së treti në rolin që OSBE mund të luajë  për të ndihmuar në dialogun politik kaq shumë të nevojshëm dhe të kërkuar nga BE për ti dhënë fund krizës politike.

Basha tha se dialogu për zgjidhjen e krizës do të zhvillohet jashtë parlamentit.

Lulzim Basha: Dialog brenda dyerve të pseudoparlamentit nuk mund të ketë. Dialogu do të zhvillohet jashtë dyerve të pseudoparlamentit. Këto punë nuk bëhen me shkesë. Do bëhen ashtu sic bëhet dialogu politike, sic janë bërë në Shqipëri dhe vendet fqinje.

Basha edhe njëherë theksoi se opozita nuk e njeh komisionin për reformën zgjedhore.

Lulzim Basha: Nuk ka komision të reformës zgjedhore ka një komisariat të PS në parlamentin ilegjitim të dalë zgjedhjet e Avdylajve. Prandaj le ti japim fund kësaj shfaqje.  

EMISIONET