Reforma në drejtësi, Strazimiri: Qytetarët nuk besojnë tek ambasadorët

Reforma në drejtësi, Strazimiri: Qytetarët nuk besojnë tek

Deputeti i PD, Gent Strazimiri tha se opinionin publik nuk beson tek ambasadorët. I ftuar në emisionin e lajmeve në Ora News me gazetaren Ilva Tare, deputeti demokrat tha se për aq kohë sa reforma në drejtësi ka ngecur, kjo tregon se diçka nuk shkon tek ata që mendonin se reforma do të ecte.

Pjesë nga biseda në studio:  

Strazimiri: Nuk do të thoja që nuk e kemi mbështetjen ndërkombëtare. Ka faktorë të ndryshëm që ndërhynë. Çështja që nëse reforma ka mbetur pas, ka mbetur për shkak se nuk u dëgjua opozita dhe komisioni i Venecias. Në momentin kur ne e dërguam për herë të parë në opinion për Komisionin e Venecias erdhën dhe e kthyen mbrapsht opinionin dhe thanë  mos ngrini struktura të panevojshme, mos e komplikoni sistemin sepse do bëhet i pamenaxhueshëm. Është kjo që po ndodh, kanë krijuar procedura të cilat ne ia hoqëm me marrëveshjen e reformës në drejtësi. Me ligj kanë futur ekzaktësisht të njëjtat gjëra që ne dhe komisionini Venecias i thamë mos i fusni. Sot nuk mund të akuzojnë askënd përveç vetes. Sa i përket ambasadorit amerikan, çështja për të cilën flasim është teknike, kushtetuese dhe ligjore, nuk është diplomatike, nuk është ndërshtetase.

Ilva Tare: Për reformën në drejtësi amabsadori amerikan ka marrë autorësinë, ka thënë se ne jemi pas përmes OPDAT dhe organizmave të tjerë

Strazimiri: I gjithë spektri politik shqiptar përfshi dhe partnerët kanë qenë për një reformë në drejtësi që të respektonte opinionin e Venecias.  Nuk janë as të PD dhe as të PS ata burra që japin një mendim,është një institucion i ngritur dhe funksionin si një lloj gjykate pranë Këshillit të Europës. Edhe tek Komisioni i Venecias kur e çuam, çuam një kërkesë për opinion juridik. Çdo injkunacion që i bëhet argumentit juridik me probleme diplomatike, politike apo klientelizma nuk i shërben problemit

Ilva Tare: Kë quani problem diplomatik?

Strazimiri: Po kur përfshihen ambasadorët është diplomatike nuk është teknike.

Ilva Tare: Po OPDAT dhe EURALIUS është diplomatik?

Strazimiri: Janë misione që nuk kanë detyrim sipas ligjit shqiptar. Sipas ligjit shqiptar dhe Kushtetutës shqiptare detyrim ligjor për të respektuar kushtetutën e Shqipërisë kemi vetëm ne. Ata janë shtetas të huaj që japin opinionet e tyre. Nuk kanë asnjë përgjegjësi për opinionet që japin në bazë të kushtetutës shqiptare.

Ilva Tare: Çështje është se çfarë besueshmëria kanë ata tek publiku shqiptar, kanë institucionet ndërkombëtare, përfshi ambasadën e SHBA, BE?

Strazimiri: Atë duhet të pyesin publikun shqiptar. Unë përfaqësoj forcën më të madhe politike në Shqipëri.

Ilva Tare: Ju si mendoni e kanë besimin e publikut?

Strazimiri: Unë besoj që jo. Ka uljet e ngritjet e veta. Pse? Në momentin kur themi që reforma ka mbetur dhe kjo është fakt. Çdo njeri tjetër që ishte garant i një reforme që do të ecte dhe që nuk po pengohet nga opozita dhe përsëri reforma ka mbetur, kjo tregon që diçka nuk shkon tek ata që mendonin dhe që duhet të kishte besim publiku që reforma do të ecte.

EMISIONET