Reforma në drejtësi, Soreca: Ka kërkuar "nerva prej çeliku", vakancat në gjyqësor të plotësohen nga Magjistratura

Reforma në drejtësi, Soreca: Ka kërkuar "nerva prej

Duke ju referuar si investimi më i madh i Bashkimit Europian, politik dhe ekonomik, me 34 milion euro financim për procesin e rivlerësimit, ambasadori i BE-së Luigi Soreca tha se reforma në drejtësi është pasaporta dhe motori që e shtyn Shqipërinë drejt BE.

Duke folur në aktivitetin e organizuar nga Ministria e Drejtësisë për reformën, Soreca tha se është me rëndësi që të mbështeten institucionet e reja të drejtësisë.

Soreca shtoi se nevojitet një zgjidhje e qëndrueshme për vakancat e krijuara nga procesi i rivlerësimit dhe  shkolla e Magjistraturës duhet të jetë pjesa qëndrore e kësaj zgjidhje sipas tij.

Në aspektin afatgjatë, vijoi Soreca, duhet të bëjmë të pamundurën që trupat e reja të gjyqësorit, Këshillat, Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe KED të funksionojnë në më të mirën e tyre dhe të ruajnë parimet e përgjegjmërisë dhe pavarësisë.

Luigi Soreca: ShBA dhe BE kanë për synim të mbështesin reformën në drejtësi. I uroj mirëseardhjen  institucioneve të reja të SPAK. Në këto kohë kritike, në këtë luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ju që përfaqësoni shpresën, paçi kurajon për ta kthyer shpresën e shqiptarëve në realitet, për të gjithë ata që besojnë te integriteti dhe ndërshmëria. 

BE e ka mbështetur reformën në drejtësi prej ditës së parë, ka qenë edhe angazhimi ynë më i madh politik dhe financiar gjatë viteve të fundit të shtyrë nga besimi i thellë se kjo është e vetmja mënyrë për të ndërtuar një Shqipëri demokratike, stabël dhe të gatshme për integrimin në BE. Kjo është arsyeja pse ju mbështesim për rivlerësimin, kemi përcaktuar një shifër të paprecedentë prej 34 mln eurosh financim. Këto vite kanë qenë vite intensive që kanë kërkuar karakter të fortë, por edhe nerva të forta prej çeliku nga të gjithë.3 vitet e fundit u ndryshuan dhe miratuan më shumë se 70 tekste ligjore. 

I duhet dhënë mbështetje SPAK për të pasur një historik solid të punës dhe arritjeve. Ne të gjithë duhet të punojmë që të ketë një zgjidhje të qëndrueshme për vakancat e krijuara nga procesi i rivlerësimit, shkolla e Magjistraturës duhet të jetë pjesa qëndrore e kësaj zgjidhje. Në aspektin afatgjatë duhet të bëjmë të pamundurën që trupat e reja të gjyqësorit, Këshillat, Inspektori i Lartë i Drejtësisë  dhe KED të funksionojnë në më të mirën e tyre dhe të ruajnë parimet e përgjegjshmërisë dhe pavarësisë. 

Bashkëpunimi i të gjithë aktorëve do të jetë çelësi për suksesin që do të arrihet. BE dhe miqtë tanë amerikanë do të vazhdojnë të qëndrojnë krah jush për të vazhduar këtë ritëm reformash. Reforma në drejtësi në Shqipëri na ka mësuar se me kurajë, me shumë punë dhe dëshirën për një të ardhme më të mirë gjithçka mund të arrihet. Gjatë këtij viti vendimtar, 2020, do të arrijmë edhe më shumë. Reforma në drejtësi është pasaporta, motori që e shtyn Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE.

EMISIONET