Reforma e pensioneve e Macron sjell kaos në ditën e dytë të grevës

Reforma e pensioneve e Macron sjell kaos në ditën e dytë të

Franca po përballet ndërprerje të shumë shërbimeve kryesore pasi punëtorët kundër reformës Emmanuel Macron për pensionet hynë në ditën e dytë të grevës.

Transporti publik, shkollat dhe spitalet janë prekur nga greva.

Të paktën 800.000 njerëz protestuan të enjten. Ndërsa në disa qytete u raportuan përleshje.

Sindikatat kanë bërë thirrje për demonstrata masive të martën.

Planet e presidentit Emmanuel Macron për një skemë universale pensionesh hasën në kundërshti të fortë. Punëtorët u zemëruar pasi sipas reformës ata do dalin në pension më vonë ose do përballen me pagesa më të ulta.

Franca aktualisht ka 42 skema të ndryshme pensionesh në sektorët e saj privat dhe publik, që ndryshojnë kur punonjësit dalin në pension dhe përfitimet që marrin.

Macron thotë se planet e tij për një sistem universal do ishte më e drejtë, por shumë punëtorë janë kundër.

Grevat kanë përfshirë njerëz nga një gamë e gjerë profesionesh, përfshirë zjarrfikës, mjekë dhe punonjës transporti.

Qeveria e Macron raportohet se po planifikon të marrë masa për grevat në fundjavë.

Por disa sindikata janë zotuar të vazhdojnë grevën derisa ai të braktisë heq dorë nga ideja e tij.

EMISIONET