Në “360gradë” në RTV Ora, gazetari Artur Zheji tha se policët kanë frikë kur ndërrohen pushtet se mos ikën nga puna, dhe janë të politizuar pasi kanë frikë për bukën e gojës së fëmijëve.

Zheji: Ai mendon se nëse ikën nga pushteti qeveria që e ka mbathur polici ai ikën pasi nuk ka një status të qëndrueshëm, sepse vjen një qeveri tjetër dhe i nxjerr në rrugë. 

Përderisa policia nuk do të ketë një status real të depolitizuar, kur vjen e djathta i heq këta dhe vjen e majta dhe i heq. Prandaj policët janë shumë militantë sepse mbrojnë bukën e kalamajve të tyre, dhe kjo është e drejtë. 


/Ora News.tv/