Reduktimi i rriskut ndaj fatkeqësive sjell sëbashku aktorët për një veprim të koordinuar
Shqipëria u përball me 4 fatkeqësi të dimrit të këtij viti; tre përmbytjeve dhe situatës së krijuar nga dëbora e rëndë dhe menaxhimi i tyre nxjerr si mësim domosdoshmërinë e ndryshimit të përçasjes së bashkive dhe prefekturave në zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile.
Kjo bëhet edhe më emergjente sot kur jemi në prag të periudhës së zjarreve në pyje dhe pushteti qëndror dhe ai lokal duhet të mobilizohet për parandalimin dhe përballimin me sukses të tyre”.
Në kuadër të Projektitrajonal “Ngritja e rrjetit të veprimit për forcimin e aftësive ripërtëritëse Urbane nga Fatkeqësitë në Evropën Juglindore (SEE Urban)” u zhvillua Tavolina e Rrumbullakët dhe Trajnimi –“Modeli lokal i Reduktimit të Riskut të Fatkeqësive në Shqipëri, me pjesëmarrjen e ekspertëve të Emergjencave Civile nëpër Bashki dhe Prefektura.
Z.Haki Cako,Drejtor i Emergjencave Civile tha:” Kuadri Sendai për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë 2015-2030, pranon se shteti ka rolin kryesor në zvogëlimin riskun e fatkeqësive, megjithatë, përgjegjësia duhet të ndahet me aktorë të tjerë, duke përfshirë qeverisjen lokale dhe sektorin privat.Platformat kombëtare dhe lokale për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë janë të njohura në Kuadrin Sendai si aktorë kryesorë për të arritur një zbatim të koordinuar të strategjive, planeve dhe veprimeve të Zvogëlimit të Riskut nga Fatkeqësitë. Për këtë arsye projekti aktual është në kohën e duhur, pasi nëpërmjet përvojës së Kroacisë apo edhe shteteve të tjera të rajonit, ai po jep kontributin e tij, ndër të tjera, edhe në implementimin e Sendait në nivelin lokal. Është i domosdoshëm ndryshimi i përçasjes së bashkive dhe prefekturave në zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile, dukepasur parasysh përvojën dhe mësimet e nxjerra nga menaxhimi i përbashkët i katër fatkeqësive të dimrit të jashtëzakonshëm të këtij viti; tre përmbytjeve dhe situatës së krijuar nga dëbora e rëndë.
Kjo bëhet edhe më emergjente sot kur jemi në prag të periudhës së zjarreve në pyje dhe duhet të mobilizohemi të gjithë për parandalimin dhe përballimin me sukses të tyre”.
Z. Vladimir Malkaj,Oficer i Programeve te Qeverisjes Vendore pranë UNDP, theksoi: “Dija dhe shkëmbimi i ideve dhe pervojave të mira, mirë-organizimi për parandalim dhe reduktimin e rreziqeve nga fatkeqësitë, ndërtimi i një sistemi bashkëpunimi horizontal midis qeverive vendore dhe shoqatave të tyre por dhe me homologët e tyre në rajon, janë vlera dhe mundësi që duhen shfrytëzuar dhe që në rastin konkret promovohen nga projekti SEE Urban”.
Më pas Drejtuesi Teknik i Projektit, nga zyra Rajonale e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim - PNUD, Z. Krunoslav Katiç, prezantoi objektivat dhe arritjet e deritanishme të projektit për secilin nga vendet e rajonit.
Projekti “Ngritja e rrjetit të veprimit për forcimin e aftësive ripërtëritëse Urbane nga Fatkeqësitë në Evropën Juglindore (SEE Urban)”synon në mënyrë specifike formalizimin e rrjetit të bashkëpunimit lokal për reduktimin e rrezikut ndaj fatkeqësive urbane, duke replikuar dhe adaptuar modelin Kroat të bashkepunimit të aktorëve lokalë për DRR në secilin nga 7 vendet e rajonit: Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni dhe Serbi.
Projekti synon rritjen e kapaciteteve lokale dhe aksesit në informacion mbi reduktimi ne fatkeqësive nga specialistët e emergjencave civile në nivel lokal, forcimin e njohurive për rreziqet urbane dhe rritjen e aftësive për integrimin e tyre në planet e zhvillimit lokal si dhe rritjen e ndërgjegjësimit publik qytetarëve të zonave urbane nëpërmjet përdorimit të mjeteve moderne/mënyrave të komunikimit për të rritur njohuritë e përgjithshme për parandalimin dhe zbutjen e rrezikut të fatkeqësive urbane.