Realizohet transplanti i rrallë i testikujve, donatori ishte vëllai binjak

Realizohet transplanti i rrallë i testikujve, donatori ishte vëllai

Një transplanet i rrallë i testikujve është realizuar në Serbi. Operacioni u zhvillua tek dy vëllezër binjakë, ku njëri prej tyre kishte lindur pa testikuj.

Operacioni u krye në Beograd nga një ekip ndërkombëtar mjekësh dhe është i treti i njohur në historinë e mjekësisë pas dy të parave realizuar në ShBA 40 vjet më parë, edhe këto dy operacione u realizuan mes binjakëve.

Mungesa e të dy testikujve është jashtëzakonisht një çrregullim i rrallë.

Operacioni i vështirë në Serbi, u realizua tek dy vëllezërit në dy salla operacioni ngjitur dhe  u bë për t'i dhënë marrësit nivele më të qëndrueshme të hormonit të testosteronit, si dhe t'i lejonte atij të kishte fëmijë.

Dy vëllezërit serbë janë në gjendje të mirë shëndetësore. Marrësi i transplantit tashmë ka nivele normale të testosteronit. Donatori, i cili tashmë ka fëmijë, pritet të mbetet po aq pjellor sa ai ishte para operacionit. Marrësi do të jetë në gjendje të konceptojë fëmijët jo me mjete normale, por me anë të fekondimit in vitro, duke marrë spermë nga testikujt e tij. Ndoshta një ndërhyrje në të ardhmen do ta lejojë atë të bëhet baba pa një fekondim in vitor.

EMISIONET