Gjashtë muaj pasi mori drejtimin e Real Madridi, Zinedin Zidane duket se e ka humbur besimin e drejtuesve. Ndeshjet e para të La Ligës ofruan simptomat që u konfirmuan me dhimbje në Paris, në premierën e "Los Blancos" në Champions League.

Në të vërtetë, këto janë të njëjtat mangësi që skuadra shfaqi sezonin e kaluar, gjithashtu në shtrirjen e njëmbëdhjetë ndeshjeve në të cilat Zidane, pa frikë nga pasojat, ra dakord për të udhëhequr ekipin. Aty filloi erozioni i figurës së trajnerit të Realit, gjithnjë i rrethuar nga suksesi i tij i jashtëzakonshëm i rezultateve në Champions, turneu i preferuar i Realit të Madridit.

Zidane e pranoi sfidën për shkak të besnikërisë ndaj Florentino Pérez, por "revolucioni" nuk ka shkuar sic ai priste. Gjërat filluan keq që nga vera, me atë humbje në ndeshjen e parë të projektit të ri kundër Bayern Munich (3-1).  Goditijen më të madhe Reali e mori në derbin kundër Atléticos, që e humbi 7-3 në New Jersey.

Edhe në kampionat "Los Blancos" nuk kanë bërë mirë ndërsa dështim në Champions ka bërë që presidenti Perez të mendoj disa kandidatë për të zëvendësuar francezin. Jose Mourinho është në "pole position" për të marrë drejtimin e Galaktikëve. Ai gëzon besimin e presidentit dhe për më tepër ka një marrëdhënie të mirë me Perez, që nga koha kur drejtoi spanjollët.  

Një tjetër opsion është edhe Massimiliano Allegri, i cili aktualisht është pushim pasi në fund të sezonit u largua Juventusi. Një sezon më parë italiani ishte dëshirë e Perez, por ai refuzoi pasi donte të fitonte Champions me "Zonjën e Vjetër". Mbase tani palët mund të gjejnë një marrëveshje.

Por përveç trajnerëve me eksperiencë në mendjen e Perez janë edhe ish-futbollist që kanë lënë gjurmë me fanellën e Los Blancos. I pari është Raul Gonzales, i cili tani drejton ekipin B. Një ndryshim brenda shtëpie është filozofi e presidentit Perez, i cili hoqi Benitez dhe emëroi Zidane në krye të skuadrës, duke korrur sukses.

Gjithashtu një opsion real është edhe Xabi Alonso. Sipas "Mundo Deportivo", ish-ylli i Real Madrid është zgjedhja e preferuar e presidentit, i cili pëlqen karakterin dhe taktikën e spanjollit.

/Ora News.tv/