Reali i Madridit "tallet" me Thibaut Courtois

Reali i Madridit "tallet" me Thibaut Courtois

Thibaut Courtois ishte goditja e madhe e Realit të Madridit në këtë merkato vere.  Menjëherë pas transferimit të tij në "Santiago Bernabeu" portieri belg është vendosur në lojë nga shokët e rinj të skuadrës, diçka që e ka zbuluar vetë 26 vjeçari në një intervistë për "Het Belang van Limburg".

"Ndonjëherë më ngacmojnë për finalen e Ligës së Kampionëve, të cilën e humba me Atleticon. Gjëja më e mrekullueshme është se lojtarët kanë mentalitetin e duhur dhe dëshirën e madhe për të fituar më shumë trofe.

"Vendi i titullarit? Jam gati të luftoj për vendin tim, konkurrenca është e madhe. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Çdo ditë, është e veçantë për mua."-tha Courtois.

Courtois u bashkua me Realin e Madridit gjatë kësaj verore nga Chelsea për një total që kap vlerën e 35 milion eurove.



EMISIONET